Haradinaj: Është fat i mirë që e kemi Amerikën, po e thotë dikush që ka qenë në UÇK

by Nexhat

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi në “Pressing” në T7 se është fat i mirë që e kemi Amerikën dhe për të kemi nevojë sikur për diellin.

Ai tha se Kosova ka nevojë për garancën e Amerikës për gjithë kufirin me Serbinë, jo vetëm në Veri.

“Ne kemi nevojë si për diellin për garancat e Amerikës në Veri, e jo vetëm në Veri, në të gjithë kufirin me Serbinë. Pra kemi nevojë si për diellin”, tha ai në Pressing,

Ai tha se Serbia në shumë raste është treguar e çmendur.

“Janë tregu të çmendur mjaftueshëm. Është fat i madh që e kemi Amerikën e këtë po e thotë ai që ka qenë në UÇK. Pra unë kam qenë ushtar, po ju kemi gëzu shumë kur ka hy Amerika e NATO…Është tepër rrezik me kujtu dikush që s’po na vyn dynjaja”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy