Huliganët serbë vajtojnë terroristin e vrarë në Banjskë

by Merita

Njëri prej terroristëve serbë të vrarë në Banjskë të Zveçanit të dielën, ishte anëtar i grupit të huliganëve serbë, përkrahës të klubit beogradas Crvena Zvezda, “Delije”. Vrasjen e Stefan Nedelkoviqit e kanë vajtuar të martën nga ky grup huliganësh.

“Delije” kanë shkruar se Nedelkoviq “dha jetën heroikisht për popullin dhe atdheun e tij”.

Delije do të mbajnë një homazh për terroristin serb. “Delije” kanë shkruar në fund se “Kosova do të jetë gjithmonë tokë e jona”.

Tre sulmues mbetën të vdekur në gjuajtjet me armë në Banjskë të Zveçanit të dielën. Tetë persona janë arrestuar. Një polic i Kosovës mbeti i vdekur gjatë të shtënave. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy