Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Siç njoftohet, në këtë takim ndër të tjera është biseduar për ngjarjet në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist nga një grup kriminal serb, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosvës, Afrim Bunjaku.
Konjufca e falënderoi ambasadorin Hovenier për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës.
Hovenier, në një intervistë për Politico, të martën tha se SHBA-ja kanë arritur në përfundimin se nga sulmi në veri të Kosovës kishte për qëllim destabilizimin e rajonit dhe po paralajmëron për përshkallëzim të mundshëm të mëtejshëm midis armiqve të vjetër.
“Ne e dimë se ishte i koordinuar dhe i sofistikuar”, u shpreh ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier për “Politico”, duke shtuar se personat e armatosur duket se kanë qenë të stërvitur ushtarakisht.
“Sasia e armëve tregon se kjo ishte serioze, me një plan për të destabilizsuar sigurinë në rajon”, tha Hovenieri.