Lirohen katër serbët e arrestuar në Bansjkë larg nga vendi ku u sulmua Policia

by Nexhat

Prokuroria Speciale ka njoftuar se katër persona që ishin arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në fshatin Bansjkë, larg nga vendi ku grupi terrorist sulmoi Policinë e Kosovës, janë liruar dje,

SIpas Prokurorisë, kjo është bërë në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës.

“Ju njoftojmë se katër (4) perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy