25
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ka nisur me një minutë heshtje në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i cili më 24 shtator u vra gjatë një sulmi terroristë në Banjskë të Zveçanit.
Mbledhja e Qeverisë ka nisur me fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se të dielën është cenuar sovraniteti, integriteti territorial dhe siguria e kombëtare e Kosovës nga grupi terroristë.
Ai ka fajësuar Beogradin zyrtar për sulmin terroristë të 24 shtatorit.