Murati e akuzoi se po merr meritat e tjerëve, Rama i kundërpërgjet: Puna ime po u pengon disa ministrave të Kurtit

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, lidhur me projektin Solar4Kosovo, për të cilën Murati e akuzoi Ramën se po i merr meritat për punën e të tjerëve.

Rama ka thënë se tash e sa kohë, puna e tij po u pengon disa ministrave të Qeverisë Kurti, duke aluduar për Muratin dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çekun, 

banner

“Një prej këtyre sulmeve ndodhi edhe dje, kur Kryeqyteti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Obiliqit, për realizimin e projektit të Ngrohjes Diellore “Solar4Kosovo”. Me anë të kësaj marrëveshjeje ne si Kryeqytet kemi marrë përgjegjësinë që të kryejmë obligimet financiare që do të dalin nga procesi i shpronësimit të pronave të cekura në marrëveshje, sepse pa këtë shpronësim nga ana e Kryeqytetit nuk bëhet projekti”, ka shkruar Rama.

Rama ka thënë se për këtë marrëveshje, Kryeqyteti dhe Komuna e Obiliqit, kanë punuar 18 muaj në mënyrë intenzive, dhe në këtë proces kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Mjedisit, për ta rregulluar jetën e qytetarëve.

Ai ka thënë se njëjtë ka ndodhur edhe për Lojërat Mesdhetare, duke shtuar se ko gjuhë e përdorur nga ministra të caktuar të Qeverisë përveç se e dëmton organizimin e këtyre Lojërave, e prish edhe imazhin e Kosovës.

Tutje, Murati ka deklaruar se këta ministra i mbajtën rreth 30 milionë euro të kryeqytetit të bllokuara, nuk e përfshinë Kryeqytetin në përzgjedhje të projekteve të mëdha dhe se po vazhdojnë ta bllokojnë projektin e Unazës së Kryeqytetit.

“Më tutje, këta ministra: i mbajtën afër 30 milionë Euro buxhet të Kryeqytetit në mënyrë të padrejtë deri në muajin korrik 2023; nuk e përfshinë Kryeqytetin në përzgjedhje të projekteve të mëdha infrastrukturore siç është Salla e Operas dhe Baletit; vazhdojnë të bllokojnë projektin e Unazës së Kryeqytetit; dhe vazhdimisht refuzojnë kërkesat për bashkëpunim.

 Prandaj, si Kryetar i Kryeqytetit do të vazhdoj punën me përkushtim për transformimin e Kryeqytetit në frymë bashkëpunuese dhe ju bëj thirrje ministrave përkatës të ndryshojnë qasjen në raport me Prishtinën dhe të angazhohen për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim”, thuhet në postimin e Ramës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy