Një vajzë 15-vjeçe vritet para një qendre tregtare në Londër, policia britanike arreston një adoleshent

by Nexhat

Policia e Londrës ka njoftuar se një vajzë 15-vjeçe ka humbur jetën si pasojë e therjes me thikë para një qendre tregtare në Kroydon, në pjesën jugore të kryeqytetit të Britanisë së Madhe.

Pjesëtarët e policisë u nisën me shpejtësi drejt qendrës tregtare, kurse në video dhe fotografi të shpërndara në X, shihet një numër i madh policësh në vendin e ngjarjes, .

banner

Daily Mail shkruan se vajza u sulmua derisa po shkonte në shkollë. Policia arrestoi një adoleshent lidhur me sulmin, pasi dyshohet se njihte viktimën.

Deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi me thikë.

“Në fazën e hershme besojmë se e njihte viktimën. Vendi ku ka ndodhur sulmi është bllokuar dhe falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin”, tha polici Andy Britten.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy