Osmani: Serbia donte të krijonte konflikt në Kosovë në kohën kur perëndimi e ka fokusin në Ukrainë

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se qëllimi i Serbisë ishte ta krijonte një konflikt në veri e Kosovës në kohën kur bota demokratike e ka fokusin te lufta në Ukrainë.

Gjatë një interviste për RTK-në, Osmani ka thënë se Vuçiq i aplikon planet e presidentit rus, Vladimir Putin kundër perëndimit.

banner

Më tutje, ajo ka thënë se kjo është një luftë vlerash, autokratët në një anë dhe vlerat demokratike në anën tjetër.

’Gjithçka që është publikuar deri më tani, por edhe rezultatet e hetimeve të tjera që janë duke u zhvilluar do të dëshmojnë çdo ditë e më shumë se ky është një organizim i dirigjuar nga Serbia, në një situatë kur bota demokratike e ka fokusin në Ukrainë të fillojë edhe një konflikt në Ballkanin Perëndimor që destabilizon kontinentin evropian“, ka thënë Osmani.

Po ashtu, Osmani ka falënderuar liderët opozitarë për korreksinë gjatë takimeve të sotme për të disktuuar për situatën në Veri.

Të dielën një grup terrorist në veri sulmoi Policinë duke vrarë policin, Afrim Bunjaku, i graduar si hero i Kosovës nga presidentja, Vjosa Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy