Real Madrid fiton pastër ndaj Las Palmas

by Nexhat

Real Madridi është këndellur pas humbjes së xhiros së kaluar.

“Los Blancos” triumfuan me rezultat 2:0 në shtëpi ndaj Las Palmas, në kuadër të javës së shtatë në La Liga.

Brahim Diaz kaloi vendasit në epërsi në minutat shtesë të pjesës së parë, shkruan Gazeta Express.

Rezultati u dyfishua në minutën e 54-të kur Joselu realizoi, pas disa tentativave të dështuara.

Me këtë fitore, Real Madridi merr pozitën e dytë në tabelë me 18 pikë, një më pak se Girona që tani merr lidershipin.

Në anën tjetër, Las Palmas mbetet i 17-ti me vetëm pesë pikë të grumbulluara. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy