“S’ka logjikë mos me i përdorë zollat” / Haradinaj zbulon skenarin e Serbisë: Kjo është çfarë synoi në Banjskë

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë në Pressing të T7 se Serbia po kërcënon përmes terrorizmit.

Ai ka thënë se plani i Serbisë ishte që t’i ketë disa serbë vendas, por ai thotë se dyshon se terroristët e ikur janë edhe pjesë e ushtrisë serbe.

banner

Më tutje, Haradinaj ka thënë se duhet një hetim ndërkombëtar për çështjen e këtij grupi terrorist.

Po ashtu, ka thënë se Serbia i ka të dhënat e këtij grupi terrorist, pasi vetë është sponsorizuese e terrorizmit.

’Unë dyshoj që ky është skenari i Serbisë, i kanë identifiku 3-4 vendas, i kanë lënë aty. Unë besoj që ata që ikën minimum 15 prej tyre nëse 20 janë të ushtrisë serbe e të Serbisë. Serbia po shantazhon, po kërcënon me armë”.

“Unë jam i bindur që Serbia i dinë të dhënat e këtij grupi, për këtë duhet një grup ndërkombëtar. Serbia po shantazhon për drejta për serbë me njësi terroriste, që është gabim”, ka thënë Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy