Atletico Madrid fiton pastër ndaj Osasunas, ngjitet në tabelë

by Nexhat

Atletico Madrid ka shënuar fitore me rezultat 0:2 në udhëtim ndaj Osasunas, në kuadër të javës së shtatë në La Liga.

Antoine Griezmann kaloi mysafirët në epërsi pas 20 minutave lojë, shkruan Gazeta Express.

Epërsia u dyfishua në minutën e 81-të kur realizoi Riquelme, pas asistit nga Lino.

Kjo fitore e ngjit Atletico Madridin në vendin e pestë me 13 pikë, gjashtë më pak se lideri Girona, që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Në anën tjetër, Osasuna bie në vendin e 14-të me shtatë pikë nga po aq ndeshje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy