Digjet një veturë në “Rrugën C”, nuk raportohet për të lënduar

by informim

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 04:30, në “Rrugën C” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka bërë të ditur se vetura është dëmtuar tërësisht, por pa persona të lënduar.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy