Me sa duket kryeministria italiane zgjodhi qëllimisht veshjen kuq e zi në takimin me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Melonit i pëlqen të japë mesazhe me mënyrën e te veshurit dhe për më tepër prej kohësh është parë një kimi e mirë mes saj dhe kryeministrit Edi Rama.
Përtej vitrinës, çfarë pritet të ndryshojë në raportet e Shqipërisë me Italinë, vendin fqinj më të dashur për Shqiptarët…
Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve në fushën ekonomike, ishte një temë e diskutuar gjerësisht në takim, ku Italia si partnere strategjike e Shqipërisë, ka një rol tejet të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përmes prezencës gjithnjë në rritje të sipërmarrjeve italiane.
Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në shumë sektorë potenciale, si energjia, infrastruktura, bujqësia, e veçanërisht turizmi, i cili këtë vit shënoi një rekord të vërtetë rritjeje, duke u kthyer në një nga fushat më atraktive për investime.
Sa i përket integrimit europian të Shqipërisë, në takim u theksua se Italia do të vijojë të mbështesë fuqishëm procesin, në të gjitha etapat e tij, ashtu si deri më tani.