Justifikimi i aktit terrorist nga Vuçiq duke përmendur marrëveshjen e Brukselit, Stano: Nëse kemi diçka, i themi direkt

by Nexhat

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka pësëritur sërish se ajo që ndodhi të dielën ishte sulm terrorist dhe se ai duhet të hetohet, e përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë.

Por, ai s’u përgjigj konkretisht kur u pyet mbi një deklaratë justifikuese mbrëmë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq të aktit terrorist që la të vrarë policin Afrim Bunjaku, .

Vuçiq kishte thënë mbrëmë në një paraqitje në media se bazuar në marrëveshjen e Brukselit policët me etni shqiptare nuk do të duhet të ishin aty.

“A ka ndonjë detyrim formal që policët e Kosovës me origjinë etnike shqiptare të mos jetë atje, sepse ky është justifikim për sulmin ndaj tyre”, ishte pyetja që mori Stano

Ai tha se komunikimet e BE-së me partnerët nuk i bëjnë në media dhe se nëse kanë diçka për t’iu thënë atëherë e bëjnë drejtpërdrejt me ta.

“Ne nuk e kryejmë angazhimin tonë me partnerët përmes domenit publik. Nëse kemi diçka për t’iu thënë iu themi direkt. Të njëjtën e presim edhe prej tyre”, tha Stano në konferencën e sotme, duke shtuar deklaratën e zakonshme se nuk komentojnë deklarata.

“Ne kemi një situatë shumë serioze”.

Zëdhënësi i BE-së tha se Unioni pret që të ketë bashkëpunim për të ardhur deri te e vërteta.

“Të gjithë që janë të përfshirë apo që mund të jenë janë të obliguar të bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurohet që ky sulm të hetohet plotësisht. Edhe ata që e kanë planifikuar, që e kanë ekzekutuar apo që ishin prapa të sillen para drejtësisë. Këtë pozicion BE-ja e ka përsëritur disa herë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy