Opinionisti Vehbi Kajtazi, ka thënë se nuk ka kuptim vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.
Kjo për faktin se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, po e strehon një terrorist.
E fjala është për Milan Radojiçiq, i cili kishte marrë pjesë në sulmin terrorist mbi policinë në Banjskë të Zveçanit, e ku u vra polici Afrim Bunjaku.
“Për çka po bisedon me të?”, tha Kajtazi në Rubikon në Klan Kosova.
Ai foli edhe rreth personave të arrestuar të grupit terrorist nga ana e policisë.
“Kemi të arrestuar këtu në paraburgim, që siç po thuhet kanë nisur të bashkëpunojnë me prokurorinë dhe gjatë intervistave të tyre do të zbulohet më shumë se që dijmë deri më tani”, tha ai