KFOR: kontingjenti italian dhuron material informatik për arsimin fillor në Han të Elezit

by engel

Projekti i lindur nga bashkëpunimi i Komandës Rajonale Perëndim dhe Drejtorit të Arsimit të Hanit të Elezit

Pejë, 28 shtator 2023. U permbyll sot një projekt i Bashkëpunim Civil dhe Ushtarak (CIMIC), ku ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) u angazhuan në dhurimin e tabelave multimediale interaktive për katër shkollat fillore të komunë se Hanit të Elezit.

banner

Në ceremoninë e dorëzimit ishin të pranishëm autoritetet civile dhe ushtarake, përfshirë komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore, kolonel Gabriele Vacca, së bashku me Kryetarin e komunes, Mehmet Ballazhin dhe Drejtorin e arsimit të kësaj komune.

Projekti, i lindur nga bashkëpunimi i frytshëm midis celulës së CIMIC të RC-W dhe Drejtorit te arsimit të Hanit të Elezit, synon të forcojë procesin e trajnimit për të rinjtë, duke pajisur objektet shkollore me teknologji moderne që plotësojnë nevojat e popullsisë në aspektin arsimor.

Donacioni hyn te aktivitetet e shumta për të mbështetur zhvillimin e institucioneve vendore që kontingjenti italian kryen çdo gjashtëmujor.

Kontingjenti Italian i Forcave të Kosovës (KFOR), në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy