I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka hapur “Kutinë e Pandorës” për krimet e grupit kriminal që drejtohej nga Laert Haxhiu. Atentate dhe vrasje të mbetura në tentative, grabitje e kërcënime janë kryer nga ushtarët e Laert Haxhiut gjatë viteve 2021-2023. Bazuar në dëshminë e të penduarit, autoritetet kanë arritur të zbardhin të paktën gjashtë vrasje
Më 1 qershor 2021, ne qendër te Tepelenës u ekzekutua biznesmeni Çajup Selimi. 45-vjecari, i cili kishte një dyqan shumice me prodhime gruri, u qëllua me armë zjarri, dhe sipas policisë krimi u krye nga: Leart Haxhiu, Artan Tafani, Erisian Abedini, Lulzim Spaija, Ligor Romacka dhe Bujar Abedini.
Më 13 maj 2021 u vra ne Korçë Fridman Xhaferraj. 25-vjecari u qellua me arme në qytetin e Korçës e më pas trupi u hodh në rezervuarin e Gjançit. Në atë kohë, dyshimet e policisë ishin se 25-vjeçari ishte ekzekutuar për larje hesapesh. Sipas policisë, autorë të dyshuar të vrasjes se të riut korçar janë: Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija, Ligor Romacka, Maringlen Topuzi, Bledar Berberi dhe Idriz Manej.
Alban Semaku, 38 vjeç, u gjet i ekzekutuar me armë zjarri më 17 Tetor 2021. Ai njihej me emrin “Elton Kinezi” dhe ishte anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjes. 5 muaj pasi kishte dale nga burgu, Semaku u gjet i vrarë pranë lumit Shkumbin. Autore të dyshuar te vrasjes janë: Laert Haxhiu, Artan Tafani, dhe Lulzim Spahija.
Albi Bashaliu u ekzekutua më 27 Dhjetor të vitit 2021. 35-vjeçari u vra me armë në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës kishte vrarë 44-vjeçarin Albert Xhahysaj. Sipas policisë, vrasja e Albi Bashaliut ka autore shtetasit: Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija, Lorenc Lala, Enriko Xhahysa dhe Bledar Berberi.
Më 22 prill 2022, Kujtim Meta mbeti i plagosur në një atentat në Lushnjë. 44-vjeçari me profesion shofer kamioni ishte pa precedentë penalë. Sipas policise, autorët e dyshuar të ngjarjes janë: Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Dorian Shurdhi, i cili ka humbur jetën.
I penduari i drejtësisë ka hedhur dritë edhe mbi 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv. Konkretisht me 5 prill 2021 ju vendos tritol në banesën e tij ne Lushnje shtetasit Arjan Aliço. Autorët e dyshuar janë: Laert Haxhiu dhe Lulzim Spahija.
Në 29 maj 2021, u vendos tritol në banesën e shtetasit Erion Çoku, në Lushnjës, me autorë të dyshuar: Laert Haxhiu dhe Artan Tafani.
Në datën 08.qershor 2022, u vendos eksploziv në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku, në Durrës, me autorë të dyshuar: Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Erisiano Abedini.
Në 1 janar 2022 u vendos tritol në banesën e shtetasit Bujar Turku në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar: Laert Haxhiu, Artan Tafani, Erisiano Abedini, dhe Kristi Bixheku.
Gjithashtu bazuar në dëshminë e te penduarit janë zbardhur edhe 3 vjedhje me dhunë, të kryera në bashkëpunim nga ushtaret e Laert haxhiut ne Tirane dhe Durrës.