Cari flet për “armë të avancuara të afta për të ruajtur ekuilibrin strategjik në botë”
Punonjësit e sektorit bërthamor rus “po prezantojnë teknologjitë më të avancuara në fushat e energjisë dhe hapësirës, mjekësisë bërthamore, ekologjisë, modernizimit të flotës së akullthyesve dhe krijimit të armëve të avancuara të afta për të ruajtur ekuilibrin strategjik në botë”.
Presidenti Vladimir Putin e shkroi këtë në një telegram urimi për punonjësit e Rosatom, agjencisë shtetërore bërthamore ruse, me rastin e ditës kushtuar atyre.
Ndërkohë, Ministria ruse e Financave njofton se vendi do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes me 70% në vitin 2024.