Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur në Pressin të T7 për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Ahmeti tha se është bërë e vështirë të pyesim se çfarë tutje, në këtë mënyrë ai tha se e kupton euforinë e shoqërisë pasi shoqëria ka qenë e terorizuar nga Serbia.
Por Ahmeti tha se nuk është dashur të postohehin trupat e vdekur të terroristëve.
”Ajo që është bërë vështirë me fol është çka tutje, sepse kjo eurofi që është në shoqërinë që unë deri diku edhe mund ta kuptojmë për shkak që konstant kemi qenë të terrorizuar. Por një eufori pak me arrogancë me postime të trupave të vdekur, të cilat unë mendoj që duhet ta kalojmë sa më shpejt dhe të shohim cilië është qëllimi jonë“, ka thënë Ahmeti.
Ai po ashtu ka thënë se bashkësia ndërkombëtare, në veçanti SHBA-ja ka informacione, duke thënë se nuk e kupton pse Ministria e Mbrojtjes përpiqet ta bindë bashkësinë ndërkombëtare.
Sipas tij SHBA-ja ka rol edhe në deklaratat e Josep Borrellit, zyrtar i lartë I SHBA-ve, i cili fillimisht reagoi butësisht, por pas deklaratave amerikane edhe Borrell e quajti sulmin si terrorist.