Spanjë: 14-vjeçari qëllon me thikë 5 persona në një shkollë

by Merita

Një nxënës 14-vjeçar ka goditur me thikë pesë persona në një shkollë në Spanjë.

Lajmin e ka bërë të ditur policia.

banner

I mituri u arrestua në Jerez de la Frontera në Andaluzi, menjëherë pasi plagosi me thikë disa mësues dhe nxënës në një shkollë të mesme të qytetit, Elena García Armada.

Siç njofton Policia, gjithçka ka ndodhur në orën 08:25.

Sipas një telefonate në komisariatin lokal, një person i armatosur po sulmonte studentët dhe mësuesit në institut.

Sulmuesi, një nxënës 14-vjeçar në klasën e tetë, kishte me vete dy thika dhe sulmoi tre mësues dhe dy nxënës, të cilët tashmë janë transferuar në qendra të ndryshme mjekësore.

Të gjithë kanë pësuar lëndime të “permasave të ndryshme”, sipas burimeve policore, të cilat saktësuan se ende nuk dihen arsyet e sulmit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy