Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka kërcënuar zyrtarin policor në kryerje të detyrës.
Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:00 në rrugën “ Haxhi Zeka” në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar në vendin e ngjarjes në një aksident trafiku ku i dyshuar ishte djali i tij dhe kishte kërkuar nga zyrtarët policorë që ai te merr përgjegjësinë për rastin pasi që djali i tij nuk posedonte patentë shofer. Pasi që kërkesa e tij është refuzuar nga zyrtarët policorë dhe sqaruar se ligjërisht nuk lejohet, i dyshuari kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.