24
Ansambli i këngëve dhe valleve “Shota” ka marrë pjesë në ceremoninë e 150-vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt.
Për të njëjtën ngjarje u organizua edhe Akademia Solemne dhe Koncerti Memorial që vuri në pah heroizmin e dëshmorëve.
“Në këtë koncert, trupa artistike e “AKKV Shota” performoi për artdashësit nga qyteti i Ferizajt duke dhuruar momente të bukura përmes intepretimit të këngëve popullore”, ka njoftuar Ministria e Kulturës.