Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari me inicialet M.P. i nacionalitetit serb, shtetas i Kosovës dhe Serbisë, për kryerje të veprës penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë të premtën e 29 shtatorit.
Prokuroria Speciale njofton se ndaj të njëjtit është dorëzuar kallëzim penal me dyshimin se në shtator të vitit 1998, në Lagjen ‘’Hoqa Mahall’’ në Prizren, ka marr pjesë në vrasjen e tre personave civil të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.
“Me urdhër të prokurorit të çështje, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për tu dërguar tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor”, njofton Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK).