Asociacionin e Komunave me shumicë serbe siç e para sheh Gjykata Kushtetuese mund ta bëjnë pa problem ka thënë deputeti i VV-së, Alban Bajrami.
E një Asociacionin me kompetenca ekzekutive është i vdekur ka potencuar ai, duke theksuar se edhe po të mos ndodhte sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, të dielën e 24 shtatorit, një Asociacion i tillë nuk do të implementohej kurrë.
“Asociacioni me kompetenca ekzekutive është i vdekur. Për shkak se kështu e ka thënë kushtetute e RKS-së dhe Gjykata Kushtetuese. Mund të them që Asociacioni për të cilin e para sheh Gjykata Kushtetuese nuk e kemi problem ta bëjmë, por, Asociacion me kompetenca ekzekutive nuk mund të ketë edhe sikur të mos kishte ekzistuar kjo ngjarje (sulmi i Bansjkës) për shkak se shtetësia e Kosovës, është më e rëndësishme se mandati politikë, Qeverisë, Kuvendi e deputet që mund të jenë aty.
D.m.th. siç e kishte thënë Kurti për Kosovën nuk mund as dëshmorët e vdekur me e marr edhe me shitë, e lerë më në që jemi gjallë. Prandaj është e rëndësishme që ne të fillojmë të kultivojmë mendësinë se pavarësisht kërkesave dhe kushteve ato të cilat janë të padrejta për ne të drejtës universale ndërkombëtare janë të pakapshme ne nuk kemi arsye ti aplikojmë. Duhet të fillojmë t’i trajtojmë me prioritet çështjet tona, pastaj ato që na kërkohen në raport me të tjerët”, ka thënë Bajrami.