38
Të premten në mëngjes disa lokale në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë kapluar nga zjarri.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u munduar që ta lokalizojnë zjarrin.
Për shkak të djegies së këtyre lokaleve, është shkaktuar tym i madh i cili mund të shihet nga disa lagje të Prishtinës.