Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se bashkëpunëtori i ngushtë i Vuçiqit, Milan Radojicic, sot ka rrëfyer se ka drejtuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.
Gërvalla thotë se kjo konfirmon provat që Kosova ka ofruar, që shteti serb është plotësisht i përfshirë në sulmin terrorist.
Ajo ka potencuar se Kosova kërkon nga komuniteti ndërkombëtar që ta sanksionojnë regjimin e Vuçiqit.
“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të sanksionojë regjimin e Vuçiqit”, ka shkruar Gërvalla.