Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Solidar Suisse SEE dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka organizuar sesion informativ për parandalimin e dhunës me bazë gjinore (DHBGJ) dhe diskriminimit, në Qendrën e karrierës pranë Shkollës së Mesme Profesionale “Andrea Durrësaku”.
Në këtë sesion informativ, palët kryesore të interesit, duke përfshirë të rinjtë, u mblodhën për të mësuar dhe diskutuar se si të identifikohen dhe parandalohen të gjitha format e dhunës, përfshirë dhe diskriminimin.
Alban Maliqi – përfaqësues i Organizatës Solidare Suisse SEE, paraqiti përmes sllajdeve çështjet që u ndërlidhën me këtë temë.
Paneliste e këtij aktiviteti ishte edhe Nazmije Demolli Kastrati, Koordinatore e NJKDNJ-së, njëherit edhe Koordinatore e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje, e cila bashkëbisedoi me nxënësit lidhur me Parandalimin e Dhunës në Baza Gjinore, Diskriminimin.
Ajo ndër të tjera i njoftoi të rinjtë për Mekanizmin Komunal Koordinues Kundër Dhunës në Familje, rolin dhe rëndësinë e këtij mekanizmi.
Gjatë sesionit informativ, nxënësit u informuan për:
– Konceptin e barazisë gjinore,
– Identifikimin e formave të ndryshme të dhunës me bazë gjinore, dhunës në familje dhe diskriminimit
– Strategjitë për parandalimin dhe trajtimin e GBV-së dhe diskriminimit
– Inkurajimin e raportimit dhe kërkimi i mbështetjes për viktimat e GBV.
Nxënësit u angazhuan në mënyrë aktive me panelistët, duke diskutuar metodat e parandalimit dhe mekanizmat e raportimit të DHBGJ.
Ky takim u organizua nga Solidar Suisse SEE dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe e financuar nga Bashkimi Evropian.