Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga përfaqësuesja e Programit për Stabilizim të Komuniteteve i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe i implementuar nga IOM Kosova, Albiana Çavolli dhe drejtori i kësaj shkolle, Gani Ahmetxhekaj, kanë vizituar shkollën e mesme të ulët “Motrat Qiriazi” në Klinë, për të përuruar pajisjen me kabinete të kimisë, fizikës dhe gjeografisë, biologjisë dhe matematikës, bashkëfinancim me komunën e Klinës.

Kryetari Elezaj me këtë rast i uroi nxënësit për mësimin që tani e tutje do ta zhvillojnë në këta laboratorë dhe njëkohësisht është shprehur i lumtur që Komuna e Klinës është përfituese e programit.
“Pajisja e shkollave me kabinete të nevojshme ka qenë një nga synimet që kemi bërë si qeverisje lokale. Shpresojë që tani mësimi dhe lëndët janë kompletuar edhe me praktikën e duhur. Do të jemi në kontakt në vazhdimësi me organizata dhe partnerë të ndryshëm vendor e ndërkombëtarë që projektet të tilla të mos i mungojnë asnjërës prej shkollave të Klinës” – ka thënë Elezaj.


