Melania Trump ka rinegociuar marrëveshjen e saj paramartesore me Donald Trump në funksion të një fitoreje të dytë të mundshme në garën për Shtëpinë e Bardhë. E shkroi New York Post, duke cituar një burim anonim të afërt me ish-çiftin presidencial.
Sipas gazetës New York, kjo është të paktën hera e tretë që Melania rinegocion kushtet e marrëveshjes së saj martesore.
Ish-zonja e parë, shpjegon burimi, nuk e ka ndërmend ta lërë bashkëshortin (të paktën për momentin).
“Melania po mendon mbi të gjitha për ruajtjen dhe rritjen e një fondi të konsiderueshëm besimi për djalin e saj Barron” – si dhe kushte të favorshme edhe për të për sa i përket parave dhe pasurive të paluajtshme.
Koha e marrëveshjes së përditësuar, megjithatë, nuk është vetëm për shkak të faktit se Trump mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, por edhe për betejat e tij të fundit ligjore, duke përfshirë kompensimin e mundshëm në padinë civile të madhe prej 250 milionë dollarësh të sjellë nga prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut. Letitia James, kundër Trump dhe biznesit të tij të pasurive të paluajtshme, si dhe një urdhër për t’i paguar E. Jean Carroll 5 milionë dollarë për shpifjen e saj.
“Trump mbetet shumë i pasur, por me rritjen e kostove dhe dënimeve ligjore”, marrëveshja paramartesore e rinegociuar “do të garantonte një të ardhme më solide” për Melania dhe djalin e saj në rast të ndarjes së çiftit.