Ministrat e BE-së takohen për të diskutuar zgjerimin e mundshëm, Varhelyi: BE të jetë gati për 2030

by Nexhat

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian mbajtën një takim jozyrtar ministror në Murcia të Spanjës për të diskutuar mbi implikimet e një zgjerimi të mundshëm të BE-së.

Takimi, i mbajtur nën Presidencën spanjolle të Këshillit të BE-së, ishte përgatitor për takimin që do të zhvillohej nga krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian në Granada më 6 tetor dhe samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) , që do të zhvillohet një ditë më parë,

banner

Gjatë takimit, i cili u kryesua nga ministri në detyrë spanjoll i Punëve të Jashtme, José Manuel Albares, liderët europianë diskutuan implikimet buxhetore të një zgjerimi të BE-së në më shumë se 30 shtete anëtare, apo edhe më shumë se 35 dhe reformat institucionale që do të ishin të nevojshme.

Ata diskutuan gjithashtu ndryshimet që do të sillte një vendim i BE-së për t’u zgjeruar në mënyrë që të vazhdojë të garantojë efektivitetin që sistemi aktual ka dëshmuar përballë krizave të tilla si ajo e përjetuar gjatë COVID-19 ose agresionit rus kundër Ukrainë.

Albares theksoi se shumë shtete duan të jenë pjesë e BE-së sepse ndajnë të njëjtat vlera dhe aspirata dhe tha se takimi “ka bërë përparim në agjendën e re strategjike të Bashkimit Europian, e cila do të miratohet vitin e ardhshëm dhe e cila mbështet dhe mbështetet nga zgjerimi dhe Autonomia e Hapur Strategjike”.

Sesionet e punës, ku mori pjesë Komisioneri Europian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Olivér Várhelyi, u organizuan në tre grupe, secili prej të cilave trajtonte aspektet e mëposhtme: pasojat e zgjerimit të mundshëm në politikat e BE-së, konceptin e integrimit gradual dhe pra reformat institucionale që do të sillte kjo.

Komisioneri Várhelyi theksoi se “gjëja më e rëndësishme për momentin është të vendosen të gjitha mjetet në tryezë për të përshpejtuar anëtarësimet” dhe se Këshilli i BE “duhet të jetë gati për të pranuar anëtarë të rinj përpara vitit 2030”.

Várhelyi shpjegoi se takimi kishte “analizuar mënyrat e përshpejtimit të zgjerimit” dhe kujtoi se, brenda disa javësh, ai do të paraqiste “një paketë që do të përfshijë dhjetë vende kandidate ose vende me perspektivë pranimi” dhe që do të ofrojë “mjetet për integrim të përshpejtuar”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy