Moti i keq “pushton” New York-un, shpallet gjendja e jashtëzakonshme (Foto+Video)

by Nexhat

New York është përfshirë nga reshje të shumta shiu ditën e sotme, duke u kthyer në një kërcënim për 25 milionë banorë të qytetit.

Sipas asaj që shkruan CNN-it, shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje duke pezulluar qarkullimin në disa akse rrugore, vonesa në fluturime, si dhe shërbimin e metrosë në Brooklyn. Po ashtu u përmbyt një shkollë në Brookyn  ku autoritetet u detyruan të evakuonin nxënësit.

banner

Guvernatori i New Yorkut, Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qytetin e Nju Jorkut, Long Island dhe Luginën Hudson mëngjesin e sotëm. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe krytari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, i cili në një konferencë për shtyp tha se “Gjendja është e rrezikshme, ndërsa priten reshje shiu në orët në vijim”.

Emergency in nyc pic.twitter.com/oNl1idC937

— EveryThing Plus ULTRA (@EveryTPlusULTRA) September 29, 2023

Megjithatë nuk raportohet për humbje njerëzore, përveç se atyre dëmeve materiale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy