Orban në Beograd: Hungaria është kundër sanksioneve ndaj Serbisë

by Nexhat

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka qëndruar në Beograd ku zhvilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Edhe pse ata thanë që në Beograd u bënë bashkë për çështje të biznesit, Orban foli edhe për situatën e krijuar pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.

banner

“Më lejoni të përsëris se Hungaria gjithmonë ka mbështetur dialogun dhe se ne nuk kemi mbështetur sanksionet kundër asnjë vendi”, tha Orban.

Konferenca zgjati pak dhe nuk ishte lejuar asnjë pyetje.

Para Orbanit, Vuçiq iu drejtua gazetarëve, të cilët deklaruan se sot ka pasur një diskutim me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe të dërguarin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Khaled bin Mohammed bin Zayed Al Nahyan, për çështje të bashkëpunimit në fushat e ushqimit, energjisë dhe transportit.

Vuçiq tha se kanë biseduar për logjistikën, sepse Serbia dhe Hungaria nuk kanë porte dhe janë të varura nga vendet e tjera si Rumania dhe Greqia dhe se duhet të gjejnë zgjidhje të reja për import dhe eksport të mallrave.

Ai tha gjithashtu se kanë biseduar edhe për “çështje gjeopolitike dhe se ka përcjellë informacione për ngjarjet në rajon, si dhe se është diskutuar për të ardhmen e Europës dhe botës, Bashkimin Europian, organizatën BRICS dhe se si Serbia mund të përmirësojë mjedisin e investimeve dhe të tërheqë më shumë investime arabe dhe hungareze”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy