Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë me një reagim të gjatë, pas kritikave në lidhje me deklaratën e tij mbi trupat e misionit të NATO-s në veri, i cili u akuzua se ka qëndrime të njëjta me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, rreth marrjes në kontroll të KFOR-it në veri.
Rama në një shkrim në Twitter ka deklaruar që edhe dje e bëri të qartë se kërkesën e njëjtë e ka bërë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë.” – është shprehur ai.