Ristuccia: Nuk ka zgjidhje ushtarake, besimi duhet rindërtuar

by Nexhat

Komandanti i KFOR-it, Michele Ristuccia, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” pas sulmit terrorist që ndodhi në veri të vendit.

Ai tha se situata pas këtij sulmi është më e qetë, por s’është e qëndrueshme.

banner

“Pas sulmit ndaj policisë kosovare të dielën e kaluar, situata tani në dukje është më e qetë, por mbetet thellësisht e paqëndrueshme. Ajo që ndodhi rriti mosbesimin mes palëve, kjo kushtëzon perceptimin e fakteve dhe rrjedhimisht sjelljen në terren”, ka thënë Ristuccia,

Ai tha se nuk ka zgjidhje ushtarake të situatës, por se duhet të rindërtohet besimi.

Komandanti italian i KFOR-it ka kritikuar institucionet e Kosovës për mosdëgjim të këshillave.

“Autoritetet e Prishtinës nuk i përfillën këshillat dhe ne duhej të paguanim pasojat”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy