Shqetësimi i SHBA-së për shtimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, reagon presidentja Osmani

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar menjëherë pas konferencës së mbajtur në Washington ku SHBA-ja shprehi shqetësimin e saj për rritjen e trupave në kufi me Kosovën dhe i kërkoi Serbisë tërheqjen e tyre,

Osmani ka thënë se SHBA-ja gjithmonë qëndrojnë në krah të Kosovës dhe popullit të saj.

banner

„Unë e mirëpres deklaratën e qartë të administratës së Biden, duke thirrur veprimet tejet destabilizuese të Serbisë kundër Kosovë“, ka shkruar Osmani.

Ajo tutje ka thënë se mirëpret thirrjen për përgjegjësi për ata që planifikuan dhe kryen sulmin kundër Policisë së Kosovës,

Shefja e shtetit përmend edhe denoncimin që SHBA-ja i ka bërë organizimit të paprecedent të njësive ushtarake dhe artilerisë së avancuar serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

Ajo tutje shton se armët e fshehura në veri të Kosovës paraqesin rrezik të konsiderueshëm si për Policinë e Kosovës ashtu edhe për trupat e NATO-s në Kosovë.

 Presidentja Osmani ka thënë se SHBA-ja është duke punuar me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe se i ka bërë thirrje Serbisë që t’i tërheq trupat nga kufiri dhe të ulë tensionet, .

Në fund Osmani ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me SHBA-në dhe aleatët e tjerë të Kosovë në NATO për të adresuar sfidat e sigurisë dhe për të mbrojtur liritë e fituara me shumë vështirësi.

„Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar ngushtë me SHBA-në dhe aleatët tanë të tjerë të NATO-s për të adresuar sfidat e sigurisë dhe për të mbrojtur liritë tona të fituara me vështirësi“, ka përfunduar shefja e shtetit.

https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1707840341716381765?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1707840341716381765%7Ctwgr%5E60267f7baa31560fefc43ee2684d9c735559feeb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fshqetesimi-i-shba-se-per-shtimin-e-ushtrise-serbe-ne-kufi-me-kosoven-reagon-presidentja-osmani%2F

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy