Sytë mund të parashikojnë sëmundjen e Parkinsonit

by Merita

Shenjat e para mund të shihen nga analiza e retinës

Duke analizuar retinën nëpërmjet skanimit dhe përdorimit të inteligjencës artificiale, është e mundur të regjistrohen anomali të padukshme që janë një prelud i manifestimit klinik të sëmundjes së Parkinsonit, 7 vjet përpara fillimit të saj.

Në revistën Neurology, është publikuar një hulumtim nga University College London dhe Moorfields Eye Hospital, sipas të cilit sëmundja neurodegjenerative Parkinson, e cila prek rreth 10 milionë njerëz në mbarë botën, shfaqet me simptomat e para treguese: uljen e nivelit të dopaminës dhe një përqendrim më i ulët i neuro melaninës, i dallueshëm përmes skanimeve okulare 3D.

Këto simptoma, siç u përmend, i paraprijnë me rreth 7 vjet dridhjet e njohura, tipike për një stad më të avancuar. Nëpërmjet një studimi të kujdesshëm të syve, është vënë re se te pacientët që preken nga sëmundja e Parkinsonit ose që shfaqin në një farë mënyre simptomat e para, dallimet janë evidente “në trashësinë e shtresës së qelizave” që gjendet brenda retinës.

Prandaj, sytë janë në gjendje të parashikojnë Parkinson-in përmes imazhit të retinës. Retina, në fakt, është një vend i shkëlqyer për të analizuar ndryshimet histopatologjike në nivel truri dhe konfirmohet si një element me rëndësi themelore për diagnozat e hershme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023