Trupat serbe afër kufirit, Rama: I bashkohem thirrjes së SHBA-së, Shqipëria e përkushtuar për sigurinë e Kosovës

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se i bashkohet thirrjes së Qeverisë amerikane për de-eskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë,

Rama ka thënë se iu bën thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me maturi.

Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë se Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, ka shkruar Rama.

Ky reagim i kreut të Qeverisë shqiptare vjen pas deklaratë së SHBA-së për rritjen e numrit të ushtarëve serbë në kufi me Kosovën dhe kërkesës së Washingtonit për tërheqje të tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy