Vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Firence

by informim

Një 35-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje në rrugë në Castelfiorentino në Firence të Italisë. Klodiana Vefa me origjinë shqiptare dhe nënë e dy fëmijëve, u vra disa dhjetëra metra larg shtëpisë ku banonte, me sa duket në kulmin e një debati.

Mediat italiane bëjnë të ditur se policia është në kërkim të burrit të saj, i cili është i pagjurmueshëm. Të dy, të cilët prej disa kohësh nuk jetonin më bashkë, por nuk ishin ndarë ligjërisht.

banner

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së enjtes në mbrëmje. Disa persona dëgjuan zhurmën e disa të shtënave me armë zjarri në rrugë dhe thirrën policinë. Kërkimet për burrin e gruas shtrihen në të gjithë Val d’Elsa, midis Poggibonsi, në provincën e Sienës dhe Empoli, në provincën e Firences.

Sipas rikonstruksioneve që po heton policia, shkak do të kenë qenë mosmarrëveshjet e çiftit, ndoshta për shkak të xhelozisë së burrit. Klodiana Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino, ku jetojnë shumë shqiptarë.

Karabinierët gjetën dy gëzhoja në tokë që kishin shpërthyer nga një armë, por arma nuk u gjet. Besohet se ajo do të jetë marrë nga vrasësi, i cili iku me makinë. Kamerat private dhe publike mund të kenë kapur rrugën e arratisjes dhe dëshmitarët në rrugë mund të japin informacione të rëndësishme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy