Xani: Mospërputhja e deklaratave të Osmanit dhe Gërvallës për Asociacionin tregon që politika e jashtme është minimale

by informim

Analisti politik, Visar Xani, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministres së Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se ka vdekur Asociacioni i 2013-tës.

Xani tha se kjo deklaratë e ministres së Punëve të Jashtme nuk përputhet me atë se çfarë ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Sipas tij, këto moskoordinime tregojnë që politika e jashtme e Kosovës është minimale.

“Mbrëmë e patëm deklaratën e Gërvallës që e quajti të vdekur këtë pjesë, ndërsa më herët presidentja e Kosovës tha komplet diçka tjetër. Kjo realisht për momentin po tregon që politika e jashtme e Kosovës dhe koordinimi i rëndësishëm që na duhet është pothuajse minimal”, tha analisti politik në Tëvë1.

Ai tha se nëse vdes marrëveshja e 2013-tës, atëherë mund të krijohet pjesa e vetëmenaxhimit që sipas tij është edhe më e rrezikshme.

“Nëse ka vdekur Asociacioni i vitit 2013 dhe një Asociacion i tillë është konstatuar që është konform frymës kushtetuese edhe nga Gjykata Kushtetuese iu ish bë thirrje Qeverisë së Kosovës të themelojë sipas marrëveshjes së 2013-tës, atëherë çfarë ka tjetër në tavolinë të gjallë zonja Gërvalla. A është menduar pra pjesa e vetëmenaxhimit që të krijohet diçka tjetër që për mendimin tim mund të jetë diçka edhe më e rrezikshme, nëse vdes marrëveshja e 2013-tës, për shkak që marrëveshja e 2013-tës në parim duket që i përmbush disa kritere kushtetuese edhe pse donë kujdes dhe donë hapa të vlerësimit të Kushtetutës, por që nuk është ndesh as me kërkesat e faktorëve ndërkombëtarë, as me kërkesat e Kosovës, por që donë veprime konkrete”, shtoi ai.

Mbrëmë në televizionin Top Channel, Gërvalla ka deklaruar se “Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët”, duke shtuar se Asociacioni i 2013-tës është kundër kushtetutës së Kosovës dhe nuk mund të bëhet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy