Arrestohet një serb për krime lufte në Mitrovicë

by informim

Të premten rreth orës 15:00 është arrestuar një serb në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer krime të luftës në Mitrovicë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë,  i dyshuari  gjatë periudhës së luftës në Kosovë  ka qenë i mobilizuar në forcat ushtarake serbe dhe me veprimet e tij në bashkëkryerje  me pjesëtarë tjerë të grupit ushtarak paramilitar dyshohet se kishte privuar nga jeta tre burra civilë shqiptarë.

banner

“Prizren  01.09.1998 – 07:00.  Me datën 29.09.203 rreth orës 15:00 njësiti relevant i policisë për hetimin e krimeve të luftës në Mitrovicë, ka arrestuar të dyshuarin mashkull serb, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur.  I dyshuari  gjatë periudhës së luftës në Kosovë  ka qenë i mobilizuar  në forcat ushtarake serbe dhe me veprimet e tij në bashkëkryerje  me pjesëtarë tjerë të grupit ushtarak paramilitar dyshohet se kishte privuar nga jeta tri viktima civile meshkuj shqiptarë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy