Kurti: Terroristët që ikën tinëz malit duhet të ekstradohen në Kosovë, kishin në plan nisjen e luftës

by informim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar përsëri sulmin terrorist që ka ndodhur të dielën në Banjskë.

Në mbledhjen e LII të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ai ka thënë se terroristët që kanë ikur malit duhet të ekstradohen në Kosovës.

banner

Ne kërkojmë që ata kanë ikur tinëz malit e që janë strehuar nga Serbia të ekstradohen në Kosovë sa më parë. Gjithashtu organizatat Mbrojta Civile dhe Brigada e veriut tashmë ka provova e argumente të mjaftueshme të shpallen organizata terroriste edhe nga shtetet tona mike, partnere dhe aleate, ashtu siç në tashmë bëmë para tre muajsh”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë përgjatë kufirit me Serbinë duhet të shtohen forcat e NATO-së.

Është zotimi i njëanshëm ndaj NATO-së i një pararendësi tim që nuk lejon FSK të futet në veri, por kufiri ynë duhet të ruhet. Ky vakum që është atje duhet të mbushet dhe për këtë jemi duke e shtuar bashkëpunimin me partnerët e aleatet ndërkombëtarë e ata pranin NATO-s atje”, është shprehur Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që për këtë verim ta ndëshkojnë Serbinë.

Për këtë akt të agresionit ndaj Republikës tonë Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht, sepse sa herë që ajo nuk është ndëshkuar për krimet e saj i ka përsëritur ato dhe kjo nuk duhet lejuar”, është shprehur Kurti.

Ai ka bërë me dije se terroristët kishin edhe plane tjera.

Sot një javë Afrim Bunajku ishte ende me ne, në mëngjesin e ditës së nesërm behët një jave që rreshteri Afrimi mbeti i vrara nga sulmet terroristë. Të dielën që shkoj grupet kriminale terroriste cenuan integriteti, sovranitetin shtetëror dhe sigurinë tonë kombëtare. Ata kishin ardhur më një skenar të tyre por që me sukses u eliminuan nga Policia e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Para delegatëve të VV-së, ai ka përmendur edhe sasinë e armatimit që posedonte grupi kriminal.

Kemi gjetur armatim për në shumë 5 milionë euro dhe sasi të armatimin për qindra luftëtar që dëshmon për planin e fillimit të një luftë të armatosur brenda e kundër republikës së Kosovës. Aratimit ushtarak direktivat politike dhe mbështetja të gjitha vini nga Serbia. Nga e diela që lamë pas më asgjë nuk është e njëtë. Falënderoj institucionet për një kontribut të jashtëzakonshme për të mbrojtur republikën. As një civil i lënduar nuk ishte gjatë intervenimit”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy