Matip i pafat, shënon autogol në minutat shtesë të takimit për t’i dhënë fitoren Tottenhamit

by informim

Derbi i javës së shtatë në Premierligë në mes të Tottenhamit dhe Liverpoolit, në “Tottenham Hotspur Stadium” ishte dramatik në fundin e tij.

Të parët që kaluan në epërsi në këtë takim ishin vendasit me golin e jug-koreanit Son Heung Min në minutën e 36-të. Kurse, në minutat shtesë të pjesës së parë Cody Gakpo barazoi rezultatin në 1-1.

banner

Poashtu në pjesën e parë mysafrët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Curtis Jones bëri një ndërhyrje tejet të ashpër me ç’rast u ndëshkua më kartonin e dytë të verdhë dhe pastaj me të kuq.

Në pjesën e dytë, në minutën e 69-të, Liverpool mbeti me dy lojtarë më pak në fushë, kjo pasi Diogo Jota pas një fauli të shkaktuar u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhe dhe më pas më të kuqin.

Kështu, në minutat shtesë të takimit, Joel Matip shënoi autogol për vendasit, duke ua mundësuar atyre tri pikë në këtë derbi që u mbyll 2:1 për vendasit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy