33
Ministri i Britanisë së Madhe për Çështje Evropiane, Leo Docherty, është shprehu i kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po e forcojnë KFOR-in në Kosovë.
Sipas Docherty, shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë demonstron përkushtimin e Britanisë së Madhe ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Ne kërkojmë qetësi dhe de-përshkallëzim nga të gjitha anët. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut”, tha ai.
Kujtojmë se shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë e ka mirëpritur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.