“Nuk ka ndodhur në histori të shtetit”, Murati prezanton të dhëna të punësimit të të rinjve

by informim

Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se synim i qeverisë është shtimi i vendeve të punës, ka prezantuar disa të dhëna duke bërë krahasim midis periudhash.

Ai ka theksuar se në korrik të vitit 2023 numri i të rinjve të punësuar ka qenë mbi 60 mijë, transmeton KlanKosova.tv.

banner

“Gjithsej të rinj të punësuar të moshës 15-24 në fillim të vitit 2021 ishin 28,293 persona. Kurse në fund të korrikut 2023, numri i tyre është mëse dyfishuar në 60,884 persona. Pra për 30 muaj, janë mbi 32 mijë të reja e të rinj që kanë filluar punën”, është shprehur Murati.

“Diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit tonë”.

Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të masave që ka ndërmarrë qeveria.

“Një gjë tjetër që vërehet, është se nga të gjitha punësimet e reja që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe, gjysma e punësimeve të reja janë vajza. Kësisoj, duke e përmirësuar edhe raportin gjinor të të punësuarve nga 62:38 djem VS vajza, në 56:44 djem VS vajza”.

“Pra, jo vetëm që është rritur punësimi i të rinjve si asnjëherë më parë, por kemi edhe rritje të pjesëmarrjes së vajzave e grave në tregun e punës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy