Serbia deshi t’i varroste terroristët e Banjskës atje, familjarët s’pranuan sepse “ndihen të tradhtuar” nga shteti serb

by informim

Tre terroristë serbë u vranë të dielën që lamë pas në Banjskë të Zveçanit, kur një grup prej rreth 30 personash vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Heroin Afrim Bunjaku.

E gati një javë pas sulmit, trupat e tyre sot janë tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës nga pjesëtarë të familjeve të tyre.

banner

Dy nga terroristët do të varrosen në Kosovë, gjegjësisht në Leposaviq, ndërsa i treti në Vërnjaçka Banja në Rashkë të Serbisë.

Ndërkaq, burime të Klankosova.tv tregojnë se Serbia u ka kërkuar familjeve të tre të vrarëve që trupat e pajetë t’i dërgojnë në Serbi për varrim.

“Serbia u ka kërkuar familjarëve që, pas tërheqjes së trupave të tre terroristëve nga IML-ja, trupat e pajetë të tyre t’i dërgojnë në Serbi për varrim”, ka thënë një burim i Klankosova.tv.

Megjithatë, burimi ka thënë se familjarët e kanë refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se “janë ndjerë të tradhtuar nga shteti serb”.

Gjithnjë sipas këtij burimi, ideja prapa dërgimit të trupave në Serbi pas tërheqjes nga IML-ja në Kosovë, ka qenë që shteti serb “të bëjë filma” me këtë rast.

Pas rastit të 24 shtatorit, pati reagime të shumta ndërkombëtare. Dje Shtëpia e Bardhë reagoi pasi tha se Serbia ka vendosur trupa ushtarake në numër të madh përreth kufirit me Kosovën.

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.

Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimi [i grumbullimit të trupave ushtarake serbe], nuk mund ta them tani”, tha ai.

Megjithatë, Kirby tha se “madhësia” e trupave të grumbulluara është destabilzuese.

Shqetësim shprehu edhe BE-ja përmes shefit të diplomacisë së jashtme, Josep Borrell, i cili po ashtu kërkoi tërheqjen e trupave ushtarake serbe nga kufiri me Kosovën.

NATO-ja tha se është autorizuar për dërgim të trupave shtesë në Kosovë, ndërsa edhe Britania e Madhe tha se e ka autorizuar NATO-n që të shfrytëzojë një batalion në rast se nevojitet për ta dërguar atë në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy