Shtimi i trupave serbe në kufi, Shaheen: S’mund të lejojmë më jetë të pafajshme të paguajnë çmimin e paralizës politike

by Nexhat

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka reaguar pas paralajmërimeve të sotme të SHBA-së se forcat serbe kanë shtuar numrin e tyre në kufi me Republikën e Kosovës.

Shaheen ka thënë se po e ndjek nga afër këtë situatë dhe ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të punojnë ngushtë me SHBA-në dhe BE-në për t’iu dhënë përparësi përpjekjeve diplomatike që do të shmangnin dhunën e mëtejshme dhe do të ktheheshin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

banner

Ajo ka thënë se nuk mund të lejohet më që jetë të pafajshme të paguajnë çmimin e paralizës politike.

“Unë po e ndjek nga afër këtë situatë. Të dy udhëheqësit duhet të punojnë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për t’i dhënë përparësi përpjekjeve diplomatike që do të shmangnin dhunën e mëtejshme dhe do të ktheheshin në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të çuar përpara normalizimin pa vonesë. Nuk mund të lejojmë më jetë të pafajshme të paguajnë çmimin e paralizës politike”, ka shkruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy