Vdes një punëtor në Prizren, e zë pakoja me qeramika

by informim

Një punëtor ka vdekur në Prizren, pasi sa ishte në vendin e punës i ra në kokë një pako me qeramika.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se personi ka vdekur në QKUK si pasojë e plagëve të marra.

banner

“Sipas hetimeve të para thuhet se nga ballkoni i katit të dytë i ka rënë një pako me qeramika në kokë. Personi ka vdekur në QKUK për shkak të plagëve të marra në vendin e punës. Rasti ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën ‘Brigada 125’ në Prizren”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy