Barcelona rivalizon Chelsean, nis bisedimet për transferimin e mesfushorit të ri brazilian

by Nexhat

Barcelona raportohet se është e interesuar për të transferuar Gabriel Moscardon.

Meqenëse Deco ka marrë frenat si drejtor sportiv, klubi ka kërkuar të ndryshojë politikën e transferimeve duke u përqendruar në futbollistë të rinj, transmeton Gazeta Express.

Vitor Roque do t’i bashkohet klubit në vitin e ardhshëm, teksa Barcelona po shpreson që të nënshkruajë edhe me një tjetër brazilian të ri, që është shumë i vlerësuar në Amerikën e Jugut.

Mediumi spanjoll “SPORT” ka raportuar se “Blaugranët” kanë hapur tashmë bisedimet me Corinthians, për transferimin e Moscardos.

Barcelona thuhet se e sheh 18-vjeçarin si një futbollist që do t’i përshtatej ekipit, teksa nënshkrimi me një mesfushor defenziv është një nga objektivat e Decos për vitin e ardhshëm.

Moscardo me Corinthianas ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Për reprezentuesin e të rinjve të Brazilit interesim serioz ka shfaqur edhe Chelsea.

Gabriel Moscardo besohet se mund të largohet nga klubi brazilian për së paku 30 milionë euro

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy