Daçiq: Të kthehet rezoluta 1244, KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun

by Nexhat

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, e ka quajtur normale stacionimin e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

Sipas tij, Serbia gjendet në situatë më të vështirë që nga viti 2004.

banner

Lidhur me ngjarjet e fundit në fshatin Banjskë, ai e fajësoi kryeministrin e Kosovë Albin Kurti.

Daçiq në një intervistë për TV PRVA tha se duhet të kthehet rezoluta 1244 dhe KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll veriun.

“Nuk mund të jetë Policia e Kosovës, sepse është e përbërë vetëm nga shqiptarët, dhe esenca e Marrëveshjes së Brukselit është që në ato zona ku jetojnë jeton, policët serbë të jenë pjesë e Policisë së Kosovës”, tha Daçiq.

“Askush nuk pyet se çfarë po bëjnë policia shqiptare në veri të Kosovës”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy