Dislokimi i forcave britanike shtesë në Kosovë, Admirali Sir Tony Radakin: Përkushtim i palëkundur ndaj NATO-s dhe sigurisë

by Nexhat

Shefi i shtabit të Mbrojtjes Britanike, admirali Sir, Tony Radakin, ka thënë se dislokimi i trupave paqerueajtëse shtesë në Kosovë, thekson përkushtimin e tyre të palëkundur ndaj NATO-s, dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Ai shton se forcat e Mbretërisë së Bashkuar do të jenë të disponueshme për të kryer operacione në përputhje me mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës, transmeton klankosova.tv.

banner

”Dislokimi i Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit demonstron përgjegjshmërinë e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar. Ne vazhdojmë të jemi një pjesë themelore e aleancës së NATO-s, duke ndarë ekspertizën dhe forcën tonë ushtarake”.

”Zgjerimi i mbështetjes sonë për Forcën e Kosovës (KFOR) nënvizon përkushtimin tonë të palëkundur ndaj NATO-s dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Mbretëria e Bashkuar kontribuon me dy njësi të vëzhgimit dhe zbulimit (ISR), oficerë të stafit në Shtabin e misionit së bashku me angazhimin e SRF, të mbajtur në gatishmëri 14 ditësh.

”Forcat e Mbretërisë së Bashkuar kanë marrë një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe forcimin e sigurisë në rajon për më shumë se dy dekada, dhe së bashku me aleatët e saj vazhdojnë të tregojnë forcë kolektive në trajtimin e çështjeve komplekse me të cilat përballet bota sot”.

Angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar ndaj KFOR-it u zgjat në maj 2023 kur Ministri për Forcat e Armatosura, James Heappey njoftoi se MB do të vazhdojë të kontribuojë në misionin e NATO-s të paktën deri në vitin 2026.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy